ShowBiz

Dita e Pavarsisë vjen me një “dhuratë” nga Alban Skënderaj dhe Miriam Cani

Janë cilësuar si çifti ideal mes dy artistësh, në shumë media. Mjaft simpatikë dhe sigurisht shumë të kujdesshëm e profesional në aktivitetin e tyre krijues. Duetet mes tyre, edhe pse të rrallë, kanë qenë shumë të pëlqyer dhe të mirpritur në publik. Mund të kujtojmë “Let me die with you” ose “Ende ka shpresë”, dy poezi të vërteta muzikore, ashtu siç vetëm një çift i fomuar artistikisht mund të sjellë.
Me anë të një postimi në Instagram, Alban Skënderaj dhe Miriam Cani paraljamërojnë një duet të ri, dhe admiruesit e artit të tyre, shprehen entuziastë nëpër komente…
“Te Marten, me 28 Nentor me tinguj e fjale zemre vjen “DHURATA” jone per ju” -shkruan Albani krahas një fotografie në krahët e Miriamit. Të njëjtin postim e gjejmë edhe në profilin e bashkshortes së tij.

https://www.instagram.com/p/Bb7JcvCHrN_/?taken-by=albanskenderaj

Burimi i fotos në artikull: https://www.instagram.com/p/Bb7JcvCHrN_/?taken-by=albanskenderaj

Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BbE_AeDn64f/?taken-by=albanskenderaj