ShowBiz

Shumë interesante shifra me të cilën paguhet Luana

Në “Shiko kush Luan“ “Ndaje ose haje“ është një nga rubrikat më të preferuara, pasi të ftuarit na rrëfejnë disa të vërteta që s’do na i kishin thënë në rrethana të tjera, por nuk është kështu për ata, pasi duhet të hanë ushqimet e shpifura që u janë servirur në tavolinë.
Pjesë e kësaj loje, është bërë edhe vetë moderatorja Luana Vjollca, e cila i duhej t’i përgjigjej një pyetjeje shumë të vështirë: sa i është rritur rroga pasi është bërë autore e programit?
Bukuroshja na ka treguar vetëm shifrën e parë, por duke mos na thënë se nga sa zero ndiqet nga pas. “Një 5-she, po sa zero nuk po e them“, u shpreh Luana. Besojmë se e keni kuptuar se për çfarë shifre bëhet fjalë, apo jo?

Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/Bb7M9xVnpFo/?taken-by=luanavjollca