ShowBiz

Mesazhi për të gjithë Shqiptarët nga familja Mbretërore me rastin e Pavarsisë

Sot për të gjithë Shqiptarët kudo ndodhur është një ditë e rëndësishme. Sot Shqipëria mbush plot 105 vjet shtet i pavarur. Nuk kishte sesi të mungonte edhe urimi nga familja Mbretërore.

Princ Leka në një foto sëbashku me mbretëreshën Elia Zaharia të veshur me kostume tradicionale Shqiptare na ka dhënë sot urimin më të bukur.

Princ Leka shkruan: “Familja Mbretërore i uron të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen, nga Presheva në Mal të Zi, nga Kosova në Manastir, nga Tetova në Camëri, Gëzuar Festën e Pavarësisë dhe Flamurit tonë të zemrës kuq e zi!
Kjo është dita e kombit tonë, që na bashkon e na vëllazëron!
Përpjekjet dhe sakrificat e panumërta të patriotëve, etërve të këtij kombi, janë dhe do të jenë kurdoherë frymëzim dhe krenari për të gjithë ne.
Nderim pafund për të gjithë heronjtë e bujshëm dhe ata të heshtur, për ata trima që dhanë jetën për lirinë, dhe ata që punuan e vazhdojnë të kontribojnë çdo ditë me përulje dhe dashuri për këtë tokë!

Në këtë 105 vjetor, ka mjaft vend për të reflektuar mbi situatën ku vendi ndodhet, dhe aspiratat tona për një Shqiptari të begatë dhe europiane!
Jo pak ngjarje të rëndësishme kanë ndodhur, të cilat në një mënyrë apo në një tjetër kanë tronditur jetën politike dhe mbi të gjitha sociale. Emoragjia e një rinie që e kërkon të ardhmen jashtë atdheut, duhet të jetë një këmbanë e fortë alarmi për një reflektim të sinqertë dhe mbi të gjitha patriotik”.

Link: https://www.instagram.com/p/BcBPIk2n_dNL34I98KmkV_OzFIL1BDimnsJh4E0/?taken-by=princleka

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BUIgMlrhwoBecLxDoUx5LAaZWsMvFxKvYK4UXY0/?taken-by=princleka