Irgen Çela, të cilin shpeshherë e shohim në rolin e policit apo edhe në role të tjera pikante në spektaklin e humorit “Portokalli”, i ftuar ditën e sotme në ‘’Wake up’’ ka folur edhe më shumë për familjen, madje duke treguar edhe një episod të këndshëm kur gruaja e tij ishte shtatzënë.
Ai shuan një kuriozitet duke treguar se nuk ka pranuar të asistojë në sallën e lindjen, kur erdhi në jetë djali i tij. “E kam ndjekur hap pas hapi shtatzëninë, por s`kam qenë i pranishëm në lindje.
Do bërtiste ajo, unë pastaj do t`i bërtisja doktorit, do acarohesha shumë”. Disa veprojnë kështu e disa ashtu. Zgjedhja është personale. Ai u shpreh se bashkëshortja është ndihma e tij më e madhe. “Ajo më bën të ndihem ende beqar. Ndërkohë përpiqem që kohën e lirë që kam, ta kaloj me të voglin”. është shprehur aktori.
Link: https://youtu.be/oJoaYJn_naM?t=1323
Burimi i fotos kryesore: © Top Channel