Aktori dhe moderatori Gentian Zenelaj ka reaguar i indinjuar në profilin e tij të Facebook për ndërtimet e stilin “çiq*tëmën”, siç shprehet ai.
Reshjet e shumta janë vërtet një shqetësim gjithpërfshirës dhe reagimet kanë pushtuar rrjetet sociale.
Statusi i plotë i Zenelaj:
“Çiq*tëmën… kështu na shkoi jeta ne Shqiptarëve… Çiq*tëmën… ndërtoje rrugën pa asnjë standard. Çiq*tëmën zër kanale e gërryej lumenj, Çiq*tëmën vazhdojmë i japim votën njerëzve që çdo punë e bëjnë Çiq*tëmën. Sapo u ktheva nga zona e “City Park”, është si zonë lufte, vetëm pasi autostrada është çarë me fadroma uji ka ikur, sepse e kanë ndërtuar me stilin Çiq*tëmën, si çdo investim publik në këtë vend. Sa keq më erdhi për ata njerëz që mbrëmë kanë parë tmerr me sy.”
Link: https://www.facebook.com/gentian.zenelaj
Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BODEwghj6c8/?hl=en&taken-by=gentianzenelaj