ShowBiz

Aurela Gaçe rrëfehet si kurrë më parë, me një shkrim tepër emocionues

Publiku është mësuar ta shohë gjithnjë me atë karakterin e fortë dhe energjinë që vetëm Aurela di ta shpërndajë kudo që ndodhet.

Siç e dihet ajo është nënë e dy vajzave, ndërsa së fundmi në një shkrim mjaft emocionues Aurela ka përshkruar shtatzëninë me vajzën e vogël. Të sjellësh në jetë një fëmijë padyshim është gjëja më e bukur në botë për një femër, pikërisht këtë është përpjekur të sjellë edhe këngëtarja.

“Javët e fundit të shtatzënise me ty ishin nga ato të vështirat, ku dukej sikur oksigjeni mezi mbushte mushkëritë, brinjet , kockat, këmbet thernin çdo moment, unë rëndohesha çdo ditë e më shumë, stomaku digjej si vullkan nga acidi, ne duar, per rreth 5 jave kisha serume me lëngje e ilaçe të ndryshme që me ndihmonin të mos kisha kontraksione sepse ti e bukura ime doje të dilje para kohe, e mjekët më urdhëruan të qendroja regjim shtrati e te duroja së te mundesha. Sepse ti duhej të rrije akoma brenda barkut te mamit, mushkerite e tua të rriteshin …duke menduar të gjitha keto, bëja durim”, shprehet këngëtarja teksa tregon sakrificën e vërtetë të një nëne.

Postimi i plotë:

Javet e fundit te shtatezanise me ty ishin nga ato te veshtirat, ku dukej sikur oksigjeni mezi mbushte mushkerite, brinjet , kockat, kembet thernin çdo moment, une rendohesha cdo dite e me shume, stomaku digjej si vullkan nga acidi, ne duar, per rreth 5 jave kisha serume me lengje e ilace te ndryshme qe me ndihmonin te mos kisha kontraksione sepse ti e bukura ime doje te dilje para kohe ? e mjeket me urdheruan te qendroja regjim shtrati e te duroja sa te mundesha. Sepse ti duhej te rrije akoma brenda barkut te mamit, mushkerite e tua te rriteshin …duke menduar te gjitha keto, beja durim…E duke menduar se do te te kisha ty ne krahe, beja durim qe ne fillim kur mesova se ti kishe filluar te rriteshe brenda meje. Po jeta ime, na u deshe ne fillim te qendronim se bashku regjim shtrati absolut per 3 muajt e pare…motra jote e madhe donte kaq shume te flinte me mua , dontee ta merrja ne krahe siç ishte mesuar, e s’mundesha e i flisja kaq shume per ty . I tregoja se aty brenda barkut te mamit ishte nje beb, qe shume shpejt do te ishte moter ose vella per te, ëe Zoti e do aq shume sa po I bente nje dhurate e ne duhet te kujdeseshim per te . E di ti Abigail se edhe motra jote e madhe u kujdes shume per ty? Po, ajo duroi qe mami te mos e merrte ne krahe , te mos luanim bashke sepse shume kohe isha shtrire, duroi te mos flinte afer mamit…ne fakt vetem nje here qau sepse aq shume donte dhe s’mundej…pastaj ajo do te te tregoje ty se si ecte mami javet e fundit kur duhej patjeter te ngrihej nga shtrati ? do shkrihesh sepse motra jote me imiton fiks. . Do te tregojne dy gjyshet e tua sa shume jane kujdesur per ty akoma pa ardhur ti ne jete, duke ndenjur nate e dite afer nesh qe asgje te mos na mungonte.. pak dite i kaluam edhe ne spital dhe mami jot packa mes dhimbjeve , nuk e la te kuqin qe flakeronte buzet pa e vendosur, se edhe ashtu bardhe fare ne fytyre te keqen mami, sikur nuk shkonte . Edhe imagjino qe ilacet qe merrte mami qe nga fillimi, te frynin e te benin tollombac…edhe imagjino te keqen mami qe kishin guximin ca “jo mire nga trute ” qe ta shikonin mamin ne rruge para e mbas shtatezanise, e nga goja qe flet para mendjes te thoshin ” sa je shendoshur.

https://www.instagram.com/p/BcRO_zhg5bP/?taken-by=aurelagaceofficial

Link: https://www.instagram.com/p/BcRO_zhg5bP/?taken-by=aurelagaceofficial

Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BZwDHnWgM1Y/?taken-by=aurelagaceofficial