ShowBiz

Eni Çobanin e thërrasin “Zoti Eni”. Reagimi i saj është i gjithi për tu parë

“Shihemi në gjyq”  nuk shquhet shumë për batuta, por puntatën e fundit ndodhi e papritura. Zonjën Eni e thërrasin live në Tv Zoti Eni.

Olsi një emigrant shqiptar që ishte sot në studio, mbase e kishte harruar fjalën e përshtatshme për t’iu drejtuar një gruaje…

Kjo pasi në pjesën më të madhe të programit, ai e thirri zonjën Eni Çobani, “Zoti Eni”.

Olsi: Zoti Eni…

Adriana e korrigjon: Zonja Eni

Çobani: Nuk ka problem, ai e filloi kështu dhe unë po e lë që ta mbarojë po kështu, nuk ka problem.

Thuajse gjatë gjithë emisionit, Olsi e pati të vështirë të vendoste, mes “Zotit” dhe “Zonja”. Megjithatë, juristja dhe drejtuesja e “Shihemi në Gjyq”, e kaloi gjithçka me qetësi, duke u fokusuar tek problemi për të cilin ishin në studio.

Link: https://www.youtube.com/watch?v=scwgfGmCngo

Burimi i fotos kryesore:  ©Tv Klan