Fituesja e poezisë erotike më të mirë të vitit, “Vrima”, ka provuar sërisht me poezinë e saj “Mallkimi i parë”.
Inçest mes vëllait dhe motrës është boshti i kësaj poezie të poetes Rita Petro. Vepra e saj ka shkaktuar reagime të forta.
Pas komentit të ashpër të moderatorit Denis Dyrnjaja i cili e cilësonte këtë poezi të neveritshme, ka shpërthyer edhe Kreshnik Osmani, kreu i Partisë Shqiptare Atdheu i cili e ofendon rëndë poeten.
“Terrorizem seksual!
A ka shtet dhe a ka ligj ne kete vend?!
Ekspertja e vrimes Rita Petro, e dekoruar prej ministres Kumbaro per shije te larta seksuale, me rastin e vrimes, shkruan poezi dhe i fton njerezit per inçest mes vellait dhe motres dhe askush nuk reagon pervveç nje gazetari dhe ndonje ze tek tuk ne shkretetire. A ka njerez ne kete vend?! A ka burra?! A ka gra?! A kane femije keta?! A keni djem, vajza?! A ka mbetur ndonje pike nder ne kete vend?!
Nuk reagon askush, sepse kane frike se duken te dale mode dhe fanatike. U prishet puna sigurisht dhe u kercenohet karriera, ndaj bejne moral me fjale te pergjithshme.
Te dalte vrima ne balle, moj bundërr, ty dhe atyre qe te perkrahin!Partia Shqiptare Atdheu”, shkruan Osmani.
Link: https://www.facebook.com/osmanikreshnik
POEZIA e RITA PETROS:
Mallkimi i parë
Zoti im, ATI im
Cili është ai mashkull
Aq i bukur
Që po vjen te unë
Sytë shigjeta-tinëzare
Drejt në zemër
M’i ka ngulur?
Kur më prek
Me duart aq të buta
Lëkurën ma puçrron…
Pse kur më puth në qafë
Drithëroj e tëra
Njomem atje poshtë?
Buzët më hapen
E kërkojnë buzët e tij
Gjuha e tij e lëngësht
Gjuhën time do?
E kur kaq butësisht
Më përqafon
Ndiej në bark
Të ngjeshur
Mikun e tij të fortë!
Qepe gojën, boll
Mjaft me këto dokrra
Ai është vëllai yt
E kjo që mendon
Është blasfemi!
Në ferr do të digjesh
Nëse shkon me të
Kurrë më për gratë
S’do kem mëshirë
E në jetë të jetëve
Do të vuajnë
Mallkimin tim!
Në djall vafsh ti, o Atë
Bashkë me vullnetin tënd!
Vëllai im
Unë dua të kryej incest me ty!
Burimi i fotos kryesore: https://www.facebook.com/photo.php?fbid=1481271395477971&set=ecnf.100007853733484&type=3&theater