Lifestyle

Vajzat futen lakuriq në palestër. Në trup asgjë më shumë se sa vizatime

Sarah Reilly dhe Maria Luciotti që të dyja 30-vjeçare, kishin bashkuar forcat me artisten Jen Sidel për të zhvilluar një eksperiment.

Dy vajza të reja pothuajse lakuriq kanë pikturuar trupin me qëllim që të duken si të veshura me rroba sportive, dhe më pas janë futur në një palestër fitnesi për të parë nëse ndonjëri prej anëtarëve të kësaj palestre do ta kuptonte nëse ato janë lakuriq.

Pasi Sidel ua kishte pikturuar trupin dhe dukeshin vërtetë të veshura, ato pa hezituar u futën në palestër për të parë nëse dikush do të vinte re diçka të pazakontë tek ato.
Por, është interesant se si ato ushtronin pa ndonjë problem dhe kur i pyesnin disa meshkuj nëse po vërejnë diçka të pazakontë,  vetëm atëherë e kuptonin se ato kishin veshur vetëm të brendshme dhe asgjë tjetër.
Madje njëri prej tyre i largon syzet dhe sërish i vë për t’u bindur se ato vërtetë janë lakuriq. Reagime të ngjashme kishin edhe disa të rinj, që mbetën te habitur me punën e shkëlqyer të artistes Sidel.

Link: https://www.youtube.com/watch?time_continue=1&v=bzlaxhPBcGU

Burimi i lajmit dhe fotove: http://www.dailymail.co.uk/femail/article-5147931/Women-work-gym-body-paint.html