Sport

Ky është “versioni interist” i Krishtlindjeve

Përveç lojës së mirë në fushë dhe pikëve që e kanë çuar në vendin e parë deri tani, Inter është në harmoni të madhe edhe jashtë fushës së blertë.
Këtë herë për të rritur entuziazmin në prag të një sifde kaq të rëndësishme si ajo me Juventus, futbollistët e Inter kanë organizuar një diçka speciale.
Bashkë me trajnerin Spaleti futbollistët zikaltër kanë kënduar një version “interist” të këngës së krishtlindjeve.
Të gjithë futbollistët duken të gëzuar dhe kanë kënduar secili nga një pjesë në këtë këngë. Ndërkohë Spaleti edhe në këtë rast është një dirigjent, por me një ndryshim se këtë herë ai i dirigjon futbollistët e tij në të kënduar dhe jo për të luajtur në fushë.
Për t’u përshtatur sa më shumë festat, futbollistët dhe drejtuesit e Inter në video shfaqen të gjithë të veshur në të bardha duke ndezur edhe pemën e Krishtlindjeve.

https://www.facebook.com/Inter/videos/1727311043985694/

Burimi ivideos dhe fotos: https://www.facebook.com/Inter/videos/1727311043985694/