Te gjithe mendojne se Nusret-i është një fenomen interneti, dhe për këtë arsye ka marrë shumë famë, dhe kësisoj ka pasur sukses në biznes. Sidomos pas momenti kur Cristiano Ronaldo reklamoj gjestin e kriposjes së Nusretit gjate nje loje futbolli, opinioni publik supozoi se Cristiano Ronaldo ishte shkaku pse Nusreti u bë fenomen Interneti.
E vërtetra është se Nusret-i, babai i 9 fëmijëve, ka hapur restorantin e tij të parë në Stamboll që në vitin 2010. Vetem në Stamboll ai ka hapur plot pesë restorante dhe në Turqi gjithesej tetë të tillë. Para se Ronaldo, Danny Welbeck i Arsenalit apo Doria i Marsejës ta bënin virale, Nusret-i kishte hapur tyashmë restorante edhe jashte Turqisë në Dubai, qe prej vitit 2014 dhe suksesi i tij ka qenë i padiskutueshëm. Vetëm pas hapjes së restorantit më të ri në Abu Dhabi, Nusret u përfol si fenomen Interneti.
Duke qenë biznesmen restorantesh për një kohë të gjatë, kur vetëm një resorant mes të tjerëve, mund të gjenerojë një xhiro maramendese prej 10.000 EUR në orë, është e kuptueshme që buxheti për të investuar në marketing me një gjest simbolik, nuk është i pamundur për t’u akumuluar. Sidomos pasi Nusreti tani synon edhe tregun Amerikan. Siç e dihet çdo person me influencë në botë ka një çmim nëse i kërkohet të realizojë një reklamë, po ashtu edhe Cristiano Ronaldo apo sportistë të tjerë.
Mbetet për të dyshuar që fenomeni Internetit e ka bërë Nusretin të sukseshëm. Gjithesesi restorantet e tij jane bërë pika të frekuentuara edhe për VIP-at Shqiptarë së fundmi, siç kemi mesuar nga Instagrami. Kështu që marketingu ka ecur sukseshëm në shumë plane, edhe nëse nuk ka qene rastësor siç thuhet./ArkivaNews.de
https://www.instagram.com/p/BP_C_tDjNuY/
Link: https://www.instagram.com/p/BP_C_tDjNuY/
Burim info: http://www.telegraph.co.uk/sport/2017/02/11/salt-bae-sports-stars-celebrate/ http://www.nusr-et.com.tr/en/home.aspx#branch