“Kënga Magjike” finalizon sot rrugëtimin e saj, në një natë të madhe në të cilën do të shpallet edhe kënga më e pëlqyer e këtij viti.
E ndërsa pritet me padurim shpallja e fituesit një tjetër surprizë e madhe mban peng publikun. Moderatori Ardit Gjebrea i rikthehet pas shumë vitesh muzikës, duke performuar një këngë të tijën në skenën e madhe. Më emocionuese e bën suprizën fakti që është paralajmëruar që Gjebrea do të këndojë së bashku me të bijën këngën “Për ty”.
Në emisionin e pasdites “Rudina” është transmetuar një insert me pamje nga prapaskena e festivalit. Gjithmonë me të atin është edhe Anna, e cila po përgatitet për performacën e shumëpritur.
Gazetarja ka përfituar nga rasti dhe e ka pyetur Annën nëse i pëlqen të këndojë në këtë festival. Ajo ka pohuar por kur pyetet për duetin me të atin ajo këmbëngul fort që të mbetet surprizë për natën finale:
“Është surprizë. Le të mbetet surprizë e ta zbulojnë vetë njerëzit.
Link: https://www.youtube.com/watch?v=7rDYCsJgDJw&t=19s
Burimi i fotos ktyesore: ©Tv Klan