Që bashkëshorti i Aurela Gaçes, Skerdi, është një burrë i pashëm, për këtë nuk ka shumë diskutime. Dhe faktin që bukuria e tij është e trashëguar dhe rrjedh në gjak e ka dëshmuar vetë Aurela ditën e sotme, pasi ka postuar një foto ku shihet me të bijën Grace dhe vjehrrën e saj, nënën e Skerdit.
“Mbrëmë me mamin e Skerdit, me gjyshen kinge të Grace-it.”- ka shkruar Gaçe në mbishkrimin e fotos, duke komplimentuar vjehrrën e saj, e cila duket se e meriton plotësisht statusin e ‘gjyshes kinge’.
Me pamjen rinore dhe stilin po ashtu rinor, e ëma e Skerdit mund të ngatërrohej fare mirë me motrën e tij.