Lifestyle

E fejuara e Princit Harry, Meghan Markle, siç nuk e keni parë kurrë

Nusja e arshme mbretërore, Meghan Markle, ka bërë të ditur se e  ka pasion Yogën.
Ajo ka deklaruar se praktikon këtë disiplinë falë nënës së saj, Doria Ragland e cila është një mësuese e dedikuar e kësaj teknike në qytetin Los Angeles.
36 vjeçarja e cila së shpejti do të martohet me Princin Harry, thotë se Yoga është për të një aktivitet i përhershëm, këtë e ka dëshmuar edhe duke ndarë për adhuruesit e saj fotografi të pozicioneve të ndryshme gjatë të ushtruarit.
Por porsa të kurorëzojë fejesën e saj me martesë, nuk dihet nëse rregulli mbretëror, i lejon asaj praktikimin e mëtejshëm të Yogas.

Burimi i lajmit dhe fotove: http://www.dailymail.co.uk/femail/article-5165385/Meghan-Markle-shows-range-yoga-positions.html