ShowBiz

Fifi surprizon fansat dhe kolegët me një dedikim

Mes tyre konkurrenca ka qenë tepër e ashpër, por duket se ky fakt nuk ka ndryshuar vlerësimin që ato kanë për njëra-tjetrën dhe këtë e ka dëshmuar vetë Fifi.

Publiku e kuptoi se çmimi i madh në “Kënga Magjike” luhej mes katër prej artisteve që sollën baladat më rrënqethëse në skenë: Anxhela Peristeri, Elhaida Dani, Fifi dhe Samanta Karavella.

Fifi ka surprizuar fansat së fundi duke i dedikuar disa rreshta në rrjetet sociale konkurrenteve të saj në festival. Dedikimin ajo ia ka bashkangjitur tre fotove të bëra gjatë shfaqes.
“Jeni artiste me plotkuptimin e fjalës! Urime për çmimet dhe ju shtofshin sukseset… Ndjehem e privilegjuar që isha në konkurrim me juve. Në fund të fundit dimensionin ‘Art&Muzikë’ e kemi përfaqësu denjësisht dhe kemi përcjell emocion , dashuri dhe pozitivitet te publiku. Zoti ju bekoftë!”- ka shkruar për kolegët artistja e njohur.

https://www.instagram.com/p/BckULoZB50U/?taken-by=fifi.official