ShowBiz

Mjekët ngrenë alarmin: Seksi oral është më i rrezikshëm se sa mund të mendonit

Një studim i zhvilluar nga disa akademikë të Universitetit të Baltimorës, i cili është publikuar në revistën shkencore “Annals of Oncology”, ka dalë në përfundimin se seksi oral nëse kryhet në shumë partnerë dhe kombinuar edhe me duhanpirjen, mund të shkaktojë një formë të rrallë kanceri që quhet orofaringal. Sipas mjekëve dhe kërkuesve shkencorë, në 20 vitet e fundit rastet me kancer orofaringal janë shumëfishuar dhe shumica dërrmuese e tyre kanë qenë meshkuj.

Përhapja e kësaj sëmundjeje vazhdon të rritet dhe për këtë arsye mjekët ju ftojnë të mos e nënvlerësoni dhe të merrni masat e duhura parandaluese. Kërkuesit kanë shtuar gjithashtu: Infeksioni oral që shkaktohet nga Virusi i Papilomës Njerëzore prek kryesisht meshkujt dhe veçanërisht ata të cilët tymosin duhan apo kanë praktikuar seks oral me më tepër se 5 partnerë gjatë jetës së tyre”.

Lajmi&Foto: http://www.independent.co.uk/news/science/oral-sex-head-and-neck-cancer-hpv-oropharyngeal-cancer-human-papilloma-virus-a8009866.html