ShowBiz

Rihanna ngjall debate në Instagram me çorapet 1200 euro

Që Rihanna është një fashion addicted ajo dihet tashmë. Ylli i pop-it nga Barbado është shfaqur me veshje të kushtueshme në disa foto të postuara në rrjetet sociale.
Paratë sigurisht nuk janë një problem për këngëtaren e famshme. Rihanna koleksionon veshje dhe aksesorë të firmave të famshme si Chanel, Versace, Dolce&Gabbana etj.

Teksa shohim në internet, çorapet e veshura nga RiRi, me logon e Gucci-t, të qëndisura me gurë, kushtojnë 1200 euro, me këpucët e Manolo Blahnik, të cilat edhe pse në Instagram i kanë kaluar një milion e gjysmë ‘Like’, kanë ngjallur debate.

Përveç çorapeve të shtrenjta, Rihanna mban të veshur një fustan të Nili Lotan, rreth 500 euro, një xhaketë Gucci prej 6000 euro, duke ngjallur debate dhe komente tek fansët e shumtë: ’E dashur Rihanna- shkruan një fans, paratë duhen për të pasur pothuajse gjithçka, stilistët mund të ndihmojnë për të krijuar një personazh, ndërsa klasi është një tjetër gjë’, mbyll komentin ndjekësi në Instagram, të cilit Rihanna i duket pa klas.

https://www.instagram.com/p/BcXm-PFDKQm/?taken-by=badgalriri

Link: https://www.instagram.com/p/BcXm-PFDKQm/?taken-by=badgalriri

https://www.instagram.com/p/BcXgU6gDT3N/?taken-by=badgalriri

Link: https://www.instagram.com/p/BcXgU6gDT3N/?taken-by=badgalriri

Burimi i lajmit: http://lookdavip.tgcom24.it/rihanna-con-le-calze-da-piu-di-mille-euro/rihanna-calze-gucci-body-versace/