Një DJ humbi jetën pasi një pjesë e skenës ku po performonte në një festival muzikor në Brazil, u rrëzua.
Tre persona të tjerë u plagosën në Atmosphere Festival në Esteio, në qytetin jugor të Porto Alegre.
Pamjet shokuese kanë kapur momentin tragjik, kur struktura metalike ra mbi skenë gjatë një stuhie.
Dj Kaleb Freitas, i cili ishte duke performuar në atë kohë u dërgua në spital me plagosje të rënda në kokë, por nuk mundi të mbijetojë.
Një hetim nisi mbi tragjedinë, dhe organizimin pavarësisht paralajmërimeve për kushtet e motit, stuhi dhe erëra të forta.
Burimi i lajmit dhe videos: http://metro.co.uk/2017/12/18/dj-killed-after-stage-collapses-during-sudden-storm-at-festival-7168178/