Rikthim në kulturën urban grafiti, lojcake Soni dhe me numra të animuar imazhet.
Nga heshtja e një rruge monotone dhe të zakonshme me autobus, në një rrokapujë ngjyrash, tingujsh dhe vallëzimi sensual. “Zeshkania do vije flakë…”, siç edhe ka ardhur.
Në qendër të klipit, Soni e bombarduar nga tinguj, ngjyra, vështrime, rini dhe një linjë melodike pjesërisht orientale që ngazëllen shpirtrat. Shkund ata që mbi të gjitha duan “ta kallin” dhe nuk i mban vendi deri sa të ndizet atmosfera e të ngrihen e të harbojnë duke vallëzuar e ndjekur pas ritmin e shfrenuar.
“…mos u mendo kemi veç një jetë.” thuhet përgjatë këngës. Pse duhet rendur mundimshëm pas shqetësimeve kur nuk i kontrolojmë dotë, atëherë le t’i harrojmë. Filozofia e këngës është çliruese, siç mund të kuptohet. Jeto lirshëm dhe mos lejo të të bllokojnë shqetësimet.
“…Namin e bojna na, kur vina na…” thuhet në vargjet e këngës. Dhe Soni maramendëse, me një hit të paralajmëruar si “Zeshkania”, kudo që të shkojë, padyshim që do bëjë namin.