ShowBiz

Armina tregon si do të vepronte nëse Shkëlzeni do e tradhëtonte

Armina Mevlani shpesh herë nëpërmjet rrjeteve sociale provokon debat dhe ngjall kuriozitet. Por veç kësaj ajo është dhe në një lidhje me Shkëlezen Berishën djalin e ish kryeministrit të vendit Sali Berisha, lidhje e cila gjithashtu përflitet shumë nëpër mediat rozë.

Së fundmi blogerja e modës, e cila nëpërmjet një paragrafi të një libri që po lexon, të cilin e ka postuar në instastory,  ka treguar tërthorazi se çfarë do t’i bënte Shkëlzenit nëse ai do e tradhtonte.

“E fejuara ime ishte e para femër që më tregoi vendin. Ajo vazhimidsht më rikujton: ‘Hej, askush nuk të detyron të qëndrosh!’ Nëse unë mundohem të kaloj një situatë nëpërmjet broçukullave, ajo më thotë: ‘Më lër të të kursej kohën dhe energjinë. Mos m’i shit mua këto broçkulla sepse nuk i ha!’ E di që nëse ajo do të më kapte duke e tradhtuar, do të më godiste me tigan në kokë. Dhe unë e respektoj më shumë se çdo grua tjetër që kam njohur…”-shkruhet në paragrafin, ku duket se Armina ka gjetur veten. “Lol, kjo jam unë!”-ka shkruar me humor ajo, megjithatë, kërcënimi lexohet qartë.

Link: https://www.instagram.com/armina_mevlani/

Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/Bc5EvY0hVtJ/?taken-by=armina_mevlani