ShowBiz

“Mini me”… Leonora Jakupi siç nuk është parë kurrë publikisht

Leonora Jakupi është një ndër këngëtaret më të dashura të publikur. Historia e saj artistike është e lidhur ngushtësisht me shumë prev zhvillimeve në historinë kombëtare, duke qenë se Leonora është ndër të paktat artiste që është bërë zëri i mijërave, për të përfaqësuar dhe përcjellë artistikisht mesazhe shumë të ndjera që prekin thellësisht publikun.

Po kaq e vlerësuar sa në këngët me tematikë sociale, ajo ka qenë edhe në këngët e dashurisë, duke u shfaqur kësisoj një artiste gjithpërfshirëse.
Leonora Jakupin gjithnjë e përfytyrojmë me atë pamjen e saj fisnike prej femre dinjitoze dhe me bukuri e dlirësi të pashoqe. Po si të gjithë ne edhe ajo ka një fëmijëri dhe kujtime të paharrueshme.

Disa prej imazheve të fëmijërisë së saj, të fiksuara në celuloid, ajo i ka ndarë me ndjekësit e saj, duke na dhënë një imazh konkret të asaj që ajo e quan “Mini me”. Unë e vogël. Po ashtu ajo ka publikuar edhe një foto me vëllain e saj në mosh të imët. Disa fragmente të fëmijërisë mbeten gjinjë të paharrueshme.

Link: https://www.instagram.com/leonorajakupi/