ShowBiz

Përshtypje nga takimi i parë i Meghan Markle me gjithë familjen mbretërore?!

Aktorja shoqëroi të fejuarin e saj në Buckingham Palace për drekën vjetore të Krishtlindjeve të Mbretëreshës. Darka në pallat, është një traditë mbretërore që i jep mbretëreshës mundësinë për të kaluar kohën me të afërmit që nuk i bashkohen asaj më 25 dhjetor, si dhe anëtarët e ngushtë të familjes.

Meghan duket shumë e lumtur për këtë fakt, dhe kjo është demonstruar edhe në fotot e shkrepura nga paparazzi, ku princesha e ardhshme duket shumë e buzëqeshur. Gjithashtu në drekë merrnin pjesë Duka dhe Dukesha e Kembrixhit dhe fëmijët e tyre, të cilët do të udhëtojnë në Norfolk për festime të mëtejshme, siç ishin edhe princ Charles dhe Camilla, dukesha e Cornwall.

Burimi i lajmit dhe fotove: https://www.hellomagazine.com/royalty/2017122044943/meghan-markle-queen-christmas-lunch/