Aktorja dhe moderatorja Jonida Vokshi e ftuar tek “Rudina” foli mbi projektet e fundit në anën profesionale, pasionin për aktrimin të cilin e ka pasur që në fëmijëri dhe për moderimin e emisionit “Thurje”.
Sa i përket jetës private, Jonida nuk preferoi të zbulonte nëse ishte apo jo në një lidhje duke u shprehur: “Jam munduar jetën personale ta mbaj sa më shumë të tillë sepse abuzohet”.
Më pas Rudina i tha aktores se njerëzit e saj më të dashur i kanë bërë një surprizë. Në ekran u shfaq vëllai dhe mamaja e Jonidës të cilët e emocionuan aktoren me mesazhin surprizë.”Më rrënqethe Rudina”, tha Jonida me sytë e përlotur teksa e falenderoi moderatoren për këtë surprizë.
Link: https://www.youtube.com/watch?v=aeVjjIQLYJk
Burimi i fotos: © Tv Klan