Veç artit të saj Afërdita Dreshaj është në qendër të vëmendjes për shkak të lidhjes disa vjeçare me hokeistin çek, Jakub Kindl.
Ata postojnë shesh foto me njëri-tjetrin, ndërsa së fundmi gjërat mes tyre janë bërë vërtet serioze.
Këngëtarja ka bërë të ditur për publikun se është fejuar me Jakubin. Ky i fundit i ka propozuar këngëtares gjatë një darke dhe ajo i ka thënë “Po”.
Në disa video Afërdita tregon edhe unëzën me diamant që i ka propozuar i dashuri.
“Ishte si një ëndërr dhe unë thashë po”, është shprehur këngëtarja.