ShowBiz

Si një ëndërr që u bë realitet. Fejohet Afërdita Dreshaj

Veç artit të saj Afërdita Dreshaj është në qendër të vëmendjes për shkak të lidhjes disa vjeçare me hokeistin çek, Jakub Kindl.

Ata postojnë shesh foto me njëri-tjetrin, ndërsa së fundmi gjërat mes tyre janë bërë vërtet serioze.

Këngëtarja ka bërë të ditur për publikun se është fejuar me Jakubin. Ky i fundit i ka propozuar këngëtares gjatë një darke dhe ajo i ka thënë “Po”.

Në disa video Afërdita tregon edhe unëzën me diamant që i ka propozuar i dashuri.

“Ishte si një ëndërr dhe unë thashë po”, është shprehur këngëtarja.