ShowBiz

Shpërthen Luiz Ejlli: Adi Krasta, as në komunizëm nuk ndodhte kështu!

Ndonëse një prej finalistëve të “Festivatit të 56 në RTSH”, këngëtari Luiz Ejlli, ka publikuar mëngjesin e sotëm 3 video të prezantimit të këngës së tij në bashkëpunim me Rezarta Smajën, ku moderatori Adi Krasta nuk përmend në asnjë çast emrin e tij.

Duket se festivali i 56-të nuk po kalon dhe aq në qetësi dhe në paqe.

Ejlli ka vënë në dukje se diçka e tillë e bërë 3 herë rresht është tendencioze dhe dashakeqëse.

“Te dashur miq, poshte keni 3 video ku prezantuesi i festivalit te Rtsh-se, Adi Krasta, nuk ma thote emrin. Kjo ska ndodhur as ne kohen e Enver Hoxhes, cfare prapavije ka kjo??? Ky eshte nje skandal!,”-përfundon statusi i këngëtarit shkodran.
Nuk dihet çdo të ndodhë sonte gjatë finales së festivalit ku Luizi dhe Rezarta do të këndojnë sërish dhe nëse moderatori Krasta do të ketë diçka për të thënë rreth akuze të këngëtarit.

Link: https://www.facebook.com/profile.php?id=100008322314285

Burimi i fotos: ©RTSH