ShowBiz

Barbana trondit ndjekësit me dedikimin për vëllain e humbur

Ergi Dini, këngëtari 21-vjeçar humbi jetën bashkë me shokun e tij në një aksident me motorr në Tiranë. Pak javë më parë u bë plot një vit nga kjo ngjarje tragjike.

Ndërkohë, motra e tij, këngëtarja e njohur Barbana Dini nuk resht së postuari foto të tij dhe dedikime të dhimbshme kushtuar të vëllait të ndjerë, i cili u nda nga jeta tashmë prej një viti.

Postimi i saj i fundit është vërtet prekës, ndërsa poston një foto të Ergit në një prej darkave të krishtlindjeve, shpreh dhimbjen e saj të madhe për vëllain e humbur përjetësisht.

“Më mungon pafund… Mezi pres të jemi sërish bashkë!”, shkruan Barbana. Por, nga ana tjetër komentuesit dhe ndjekësit e saj në Instagram kanë ndërhyrë duke e këshilluar që të jetojë jetën e saj, dhe ta përballojë këtë dhimbje të madhe.

https://www.instagram.com/p/BdJCpANnXLB/?taken-by=barbana_ergidini

Link: https://www.instagram.com/p/BdJCpANnXLB/?taken-by=barbana_ergidini