“Endrra” e tij e kahershme u realizua, rivaliteti me Alketën më në fund e nxorri fitimtar. Për këtë arsye Ermali falenderon Vera Grabockën. Finalja e DWM, kjo mbrëmje speciale, është shoqëruar me një surprizë, pasi është hapur nga humoristi dhe moderatori Ermal Mamaqi.
E ndërsa Ermali me humorin e tij, më pas ka ftuar në skenë Alketën, nuk i ka kursyer “të këqijat” e komshikllëkut në Klan.
Ermali ka thënë se Alketa asnjëherë nuk i hedh plehrat, siç do bënte një komshie e mirë.
Madje për inat të tij, ka thënë Ermali, Alketa e parkon makinën pas tij dhe ikën në shtëpi me taksi.
Nën trysninë e humorit dhe të qeshurave, të dy sëbashku kanë ftuar çiftet në skenë.
Link: https://www.youtube.com/watch?v=m_dO0C8jgds
Burimi i fotos kryesore: © Tv Klan