Transformimin e saj Luana e tregoi nëpërmjet disa fotove dhe një sekuence të vogël video-je që postoi në “Instagram”. Ditën e djeshme e zbuloi më në fund edhe arsyen e transformimit të saj duke hedhur poshtë edhe zërat se kjo video ishte pjesë e një këngë të re që Luana po xhironte.
Moderatorja Luana Vjollca u përfol pak ditë më parë për ndryshimin drastik që ka bërë në pamjen e saj. Bukuroshja iu tha lamtumirë flokëve bionde dhe tashmë ka përqafuar ngjyrën çokollatë. I shkojnë shumë, megjithëse të gjithë ishin mësuar ta shikonin bionde.
Moderatorja e “Shiko kush Luan”, dje shpërndau në “Instagram” një klip në formë kartoline urimi për fansat e saj me rastin e Krishtlindjeve. Një urim mjaft provokues ky i Luanës.
Ajo kishte veshur një fustan të zi pjesërisht transparent dhe me lëvizje seksi e duke qeshur dhe dhuruar puthje Luana iu uron Krishtlindjet fansave.
“Gëzuar Krishtlindjen! Zoti ju bekoftë të gjithëve! Shumë dashuri për të gjithë ju…”, ka shkruar Luana në përshkrimin e videos.
https://www.instagram.com/p/BdH9WBwHjP8/?taken-by=luanavjollca
Link: https://www.instagram.com/p/BdH9WBwHjP8/?taken-by=luanavjollca
Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BdDnLnYHvF_/?taken-by=luanavjollca