ShowBiz

Zaimina pas 10 vjetësh, flet publikisht për partnerin dhe babain e vajzës së saj

Zaimina Vasjari pak ditë më parë organizoi një festë për fëmijën që do vijë në jetë. Ajo është në muajin e nëntë të pritjes së saj të ëmbël e mesa duket emocionet janë bërë të papërballueshme.

Edhe pse është në një marrëdhënie 10-vjeçare me partnerin e saj, biznesmenin Klodian Asllani, ajo nuk ka folur asnjëherë në publik për të.
Por mesa duket, fëmija që do të vijë në jetë ka bërë që Zaimina të mos fshihet më por të shprehet lirshëm për familjen e re që do të krijojë.

Nëpërmjet një video në llogarinë e saj në Instagram Zaimina shpreh gjithë dashurinë për vajzën që do të lindë së shpejti dhe falenderon partnerin e saj. “Faleminderit Klodian Asllani që më trajton si mretëreshë, që më bën të ndihem kaq speciale përgjatë gjithë kësaj kohë magjike, dhe më e rëndësishmja, që po më bën nënë.”- shkruan Zaimina Vasjari.

Shkrimi i plotë:

“Të dua Khole ime. Ditën e parë që ndjeva rrahjet e zemrës tënde, ishte momenti më i bukur i jetës sime. Ti je gjëja më e pastër që më ka ndodhur dhe me padurim pres të të mbaj në duar, të të dua dhe mbroj gjatë gjithë jetës sime. Faleminderit Klodian Asllani që më trajton si mbretëreshë, që më bën të ndihem kaq speciale përgjatë gjithë kësaj kohë magjike, dhe më e rëndësishmja, që po më bën nënë. Ky është muaji i fundit për pritjen tonë për ardhjen e engjëllit të vogël. Faleminderit të gjithëve për urimet tuaja. Faleminderit Zot për të gjitha”

https://www.instagram.com/p/BdF8cHTgMYf/?taken-by=zaimina_vasjari

Link: https://www.instagram.com/p/BdF8cHTgMYf/?taken-by=zaimina_vasjari