ShowBiz

Fiorentina dhe Olsi përballen në Pop Culture. Zbulohet arsyeja e vërtetë pse u ndanë

Nëë Pop Culture moderatorët kanë mundësuan një ballafaqim mes Olsit dhe Fjorentinës, një prej çifteve më të përfolura në Big Brother.

Disa ditë pasi Fiorentina u përlot në studio e pyetur rreth ndarjes nga Olsi, madje tha “mashkulli ideal më erdhi, por më iku shumë shpejt”, Olsi në puntatën e së martës nuk shprehu asnjë ndjenjë pendese.

Ai tregoi se Fiorentina ishte shumë xheloze, dhe nuk arrinte ta kuptonte që Olsi, bie fjala, “s’mund ta merrte me vete në tavolinë me 5 çuna”. Por çfarë mendonte Fjorentina për këtë?

Grimierja e re e Top Channel në një linjë telefonike për Pop Culture tha se “Olsi duhet të kuptonte që kishte dhe një të dashur dhe s’mund të lëvizte gjithë kohën”. Megjithatë, siç duket ende e dashuruar me të, tha se nëse do ta kthente kohën mbrapa, do vepronte ndryshe…” Por Olsi është shumë i lëvizur dhe nuk më linte mua t’i jepja hapsirën.”

Dy ish-të dashuruarit i kanë uruar festat e fundvitit njëri-tjetrit, Fjorentina me shumë dashuri tha se “i uronte gjithë lumturinë e botës” dhe Olsi po ashtu, por me një ndryshim të vogël: “Faleminderit, edhe unë të uroj më të mirat e kësaj bote edhe pse jam me dikë tjetër…uroj të gjesh dhe ti dashurinë.”

Link: https://www.youtube.com/watch?v=dvdMBuV1O18

Burimi i fotos kryesore: ©Top Channel