Enca Haxhia ka një dobësi për lookun e saj ashtu si pak femra mund ta kenë.
Por së fundmi këngëtares i ka ndodhur diçka që pothuajse çdo femre i ka ndodhur të paktën një herë në jetë.
Teksa ka publikuar një foto në SnapChat, Enca shfaqet e gjakosur.
Mesa tregojnë edhe pamjet ajo ka thyer thoin dhe duket që gishti i është bërë me gjak.
Ndoshta meshkujve iu duket për të qeshur, por femrat ia kuptojnë më së miri hallin këngëtares.
“Deri tani dita më e keqe”, – ka shkruar Enca në foton e që ka publikuar në Snapchat.
Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/Bc0FMgfHyf5/?taken-by=enca