Moderatori dhe gazetari i njohur në ekranin shqiptar Blendi Salaj, ka rrëfyer historinë e tij të dashurisë me bashkëshorten e tij Anora.
I ftuar pasditen e sotme në emisionin “Rudina”, Blendi i cili shoqërohej nga djali i tij Briani, ka rrëfyer gjatë intervistës se historia e tij e dashurisë ka nisur nga Facebook.
“Njohja e parë ka qenë në Facebook. Ka qenë një moment kur unë isha duke u shkëputur nga Amerika. Kemi qëndruar bashkë dy vite dhe më pas u martuam. Propozimi për martesë ishte i thjeshtë, ajo thotë se nuk jam shumë romantik, por unë mendoj se jam”, tregoi Salaj. “Ne udhëtonim shumë dhe ne kemi qenë në Dhërmi. Ishte fundi i Majit kur i propozova. Ne ishim duke u kthyer nga një klab. Dasmën e kemi bërë në periferi të Tiranës, në një ambient jashtë”, tha moderatori.
Link: https://www.youtube.com/watch?v=gzPHUMZfue8
Burimi i fotos kryesore: ©Tv Klan