Pas arrestimit të të dashurit të saj për trafik droge në Itali, Viola Spiro është vendosur në qendër të vëmendjes së medias
Një foto e Violës me motrën Petrula Spiro dhe partnerin e saj, Marin Blushi, ka bërë dje xhiron e mediave duke folur se moderatorja ishte në një lidhje të re.
Megjithëse Petrula ka publikuar shpeshherë foto me të dashurin e saj, prania e Violës në foto, me sa duket “mjaftoi” për t’i bërë konfuzë disa portale. Por nëse për të gjitha lajmet e ditëve të fundit, Viola zgjodhi të heshtë, për lajmin e ndjeshëm, ka reaguar me shpejtësi duke u treguar të gjithëve se ai, për të cilin të gjithë po flasin, është partneri i motrës së saj, Petrula.
Duke postuar një foto të çiftit duke u puthur me njëri-tjetrin, por edhe duke i etiketuar ata me emra, Viola u ka mbyllur gojën të gjithëve që hamendësuan një lidhje të re të saj. Po ashtu, Viola ka shënuar mbi foto edhe datën kur është bërë fotografia. Në profilin e bukuroshes, nuk ka munguar edhe një video mes të treve.
Nuk ka asnjë hapësirë për dyshime.
Link: https://www.instagram.com/violaspiro/
Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BdC3vvaBlan/?taken-by=violaspiro