ShowBiz

Befason duke anuluar fejesën, Kastro Zizo jep një sqarim publik

Lajmi se këngëtari Kastro Zizo do të fejohej pas dy martesave të dështuara, u bë viral në portalet informative.

Ky i fundit madje befasoi të gjithë të ftuarit zyrtarisht dhe një pjesë të publikut, me një postim të bërë publik pas bujës dhe zhurmës mediatike të fejesës së tij. Për të shuar këtë zhurmë të madhe që s’po kuptohej nga e kishte fillimin dhe fundin, ka menduar vetë Kastro Zizo. Këngëtari sqaroi me një status se kishte rënë pre e një hackerimi, ku një person i ka vjedhur WhatssApp-in. Ai tha se nuk ka plane të fejohet.

“Miq, WhatsApp-i im ka qenë i hakëruar. Ndjesë për zhurmën. As jam fejuar as në plan s’e kam. Faleminderit dhe ndjesë sërish”, shkruan Kastro.

Link: https://www.facebook.com/KastroZizoOfficial/

Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BbJ8nn_A2CF/?taken-by=kastro_zizo_