Në qendër të vëmendjes së mediave rozë për javë të tëra, divorci midis modeles Erjona Sulejmani dhe futbollistit Blerim Xhemajli ende ngjall diskutim.
U përfol se përfaqësuesit ligjorë të Xhemajlit deklaruan se një shkak për ndarjen ishte se Erjona përdorte pa kriter mbiemrin e bashkëshortit për qëllime përfitimi. Erjona tashmë ka një version tjetër të historisë. Në një postim në Instagram, kushtuar mediave zvicerane që flasin për divorcin e tyre, Erjona shkruan se Blerimi nuk është ende ish-bashkëshorti i saj.
“Bashkëshorti im nuk ma ka hequr mbiemrin dhe nuk është ‘ish’. Para se të kritikoni, duhet të mbushni hapsirat e injorancës, në radhë të parë juridike. Sidoqoftë, bashkëshortin tim e lashë unë me kurajën dhe dinjitetin që shumë gra nuk e kanë, duke preferuar të përfitojnë nga pasuria edhe pse turpërohen dhe dhunohen psikologjikisht!’-ka shkruar Sulejmani.
https://www.instagram.com/p/BdcbcqpAqSW/?taken-by=erjona_sulejmani
Link: https://www.instagram.com/p/BdcbcqpAqSW/?taken-by=erjona_sulejmani
Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BdPOVnAgqGl/?taken-by=erjona_sulejmani