Atmosfera e festave është shtyrë edhe disa ditë në shtëpinë e Interit, për shkak të një ditëlindje. Ai që e ka pësuar shakanë e shokëve të skuadrës ka qenë pikërisht Santon, ai që feston edhe ditën e shënuar. Ylli i Interit ka qenë në tavolinën e fizioterapisë, por Icardi me shokë e kanë lidhur mbrojtësin italian dhe më pas i kanë hedhur vezë dhe miell në kokë.
Të qeshurat nuk kanë pasur fund pas këtij episodi në dhomat e zhveshjes së Interit, përfshi edhe vetë Santon, i cili e ka pritur mirë shakanë e shokëve të skuadrës.
“Gëzuar ditëlindjen miku im” Shkruan Icardi krahas videos qesharake.
https://www.instagram.com/p/Bdc4iPqnN94/?taken-by=mauroicardi
Link: https://www.instagram.com/p/Bdc4iPqnN94/?taken-by=mauroicardi
Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/mauroicardi/