ShowBiz

Nënë e bijë në një film. Njihuni me vajzën bukuroshe të Anila Bishës

24 vjeçarja Rea Bisha është pianiste dhe këtë profesion e ka vendosur tashmë, por ka pasur gjithmonë ëndërr të jetë pjesë e një filmi si e ëma, Anila. Rea,  vajza  e aktores së njohur Anila Bisha dhe regjisorit Besnik Bisha, prej 20-vjetësh merret me piano. Prej vitesh i ishte lutur të atit ta bënte pjesë në ndonjë projekt të tijin, por gjithmonë regjisori Bisha mendonte se Rea nuk “ishte për këto punë”. Megjithatë, një ditë ndryshoi mendje dhe i dërgoi së bijës një skenar për të lexuar. Surpriza e Reas ishte pikërisht roli i saj. I ati kishte menduar se edhe ajo të kishte një rol dhe do të luante të ëmën në rininë e saj.

Kështu nisi projekti për filmin “Vera pa kthim”, i cili rikthen Anila Bishën sërish në kinema. Dje, nënë e bijë, Anila dhe Rea ishin të ftuara në “Rudina”, ku rrëfyen sa më lartë e më shumë për filmin, por edhe për marrëdhënien e tyre të ngushtë.

Link: https://www.youtube.com/watch?v=Ljee4eF8tNE

Burimi i fotos kryesore: © Tv Klan