ShowBiz

Flet për dashurinë Roza Lati: Ndihem e lumtur…

Roza Lati e ftuar në rubrikën ‘Në çantën e …”, në emisionin ‘Ditë e Re’ ka treguar se në jetën e saj është një djalë dhe është shumë e lumtur më të.

Ajo është përfolur shumë për lidhjen që ka pasur me katautorin Stine. Por mesa duket tani secili prej tyre e ka lënë pas këtë histori dhe kanë filluar jetën e tyre me pratnerë të rinj.

“Jam e lumtur. Në lidhje jo sepse nuk më pëlqejnë termat lidhje, i dashur, e dashur, i fejuari, e fejuar, jo. E kam një shok.”

E pyetur nëse partneri i saj duhet të ketë shumë lekë që të jetë në krah të saj, Roza është përgjigjur se është një femër që ia plotëson vetes të gjitha kushtet ndaj edhe ai nuk duhet të jetë më poshtë.

“Unë jam një vajzë e pavarur që punoj vetë, kam lekun, makinën, shtëpinë time dhe nuk mund të rrij me një djalë që nuk i ka këto gjëra për jetën e tij siç i kam unë. Tenxherja gjen kapakun. Unë jam një femër që ia plotësoj vetes të gjitha kushtet dhe mashkulli im nuk duhet të jetë më poshtë.”

Link: https://www.youtube.com/watch?v=SN4lRwgkYzI

Burimi i fotos kryesore: © Ora News