ShowBiz

Ti vetë kur do bëhesh nënë? Ja si i përgjigjet Fifi Rudinës

Mbrëmë, Fifi ishte e ftuar në “Rudina” për të ndarë me publikun projektet e reja në muzikë, bilancin e një viti të suksesshëm që la pas, por edhe më shumë për jetën personale. Prej afro 3-vjetësh, Fifi po jeton në Tiranë, ku edhe është angazhuar me muzikën live.

Të kesh një nip si të Fifi, natyrisht mund ta mendosh shpeshherë të bërit nënë. Por është një ndjesi e mirë dhe e bukur gjithashtu edhe të jesh teze, siç është Fifi. Këngëtarja e njohur jo vetëm për vokalin e saj potent, por edhe për natyrën sportive dhe humorin që e karakterizon, foli sot edhe për raportin e veçantë që ka me engjëllin e familjes.

Por jeta në kryeqytetin shqiptar e ka larguar edhe nga ai. Një person për të cilin e merr malli më shumë është Aniku, djali i motrës së saj, i cili i ka marë të gjithë dashurinë e familjes. Duke folur për të, Fifi tregon se është pika e dobët e familjes, sepse është i pari që i ka gëzuar të gjithë.

Pyetjes nëse e mendon veten për t’u bërë nënë, ajo thotë se ky është një angazhim shumë i madh në jetë. Tani ajo është e fokusuar te karriera muzikore dhe vetëm 23-vjeçare, por edhe pse është motra e madhe e katër fëmijëve, nuk mendon të bëhet nënë: “Mendoj se është një përgjegjësi shumë e madhe. Jam vetëm 23 vjeç dhe them se andej nga të 30-at mund ta mendoj për një fëmijë, sepse, ndoshta atëherë do të kem një llogari të qëndrueshme dhe kushte më të mira për t’ia plotësuar fëmijës, sepse nuk dua ta marr në qafë”, – thotë Fifi për “Rudina”

Por nuk i dihet, shton ajo më tej, ndoshta edhe 27 vjeç ose ndoshta ndodh edhe vitin tjetër, veçse ajo do të donte t’i plotësonte disa kushte.

Tani për tani, dëshiron ta shijojë maksimalisht Anikun. Ai i ka falur shumë dashuri të gjithë familjes.

Link: https://youtu.be/gOatlPvq0jc?t=148

Burimi i fotos kryesore: ©Tv Klan