Ka shumë vajza që edhe pa qenë modele, aspirojnë botën e modelingut, por ky nuk është rasti i Endit.
Ka edhe nga ato vajza, si ajo, të cilat edhe pse janë pjesë e botës së modës nuk aspirojnë që të vazhdojnë më tej për shkak se kanë një profesion të dytë.
Ky është rasti i modeles Endi Demneri, e cila e ftuar në emisionin “Top Show” në Top Channel theksoi se në botën e modelingut ka hyrë krejt rastësisht dhe se nuk është prioritet i saji kjo fushë: “Unë jam studente e vitit të parë e arkitekturës dhe artit dizajner . Jam modele aktualisht por nuk dua të përkufizohem si e tillë pasi synoj arkitekturën dhe nuk e kam prioritet fushën e modelingut, E kam bërë thjesht për ti dhënë kënaqësi tezes sime, e cila më promovoi si imazh për sallonin e saj të modës. Jam bërë modele nga “halli”.
https://www.facebook.com/tch.topshow/videos/10155123955421269/
Link: https://www.facebook.com/tch.topshow/videos/10155123955421269/
Burimi i fotos kryesore: ©Top Channel