Mendimi personal, peshon shumë në botën e spektaklit dhe ndaj në këtë ambient, mbizotëron politesa dhe diplomacia në mardhëniet dhe komunikimet publike. Të shprehesh haptazi dhe publikisht kundër dikujt ka gjithnjë pasoja dhe kundërpërgjigje po publike. Por jo për këtë arsye të gjithë duhet të heshtin. Fjala dhe mendimi mbetet e lirë.
Një ditë më parë, në emisionin “Mos i fol shoferit” anëtari i jurisë së “Dance With Me”, Robert Aliaj bëri një deklaratë të bujshme në lidhje me këngëtaren Albërie Hadërgjonaj. Ai u shpreh se nëse do të kishte mundësi të zgjidhte mes Mihrije Brahës dhe Hadërgjonajt për ta hedhur nga anija, ai do të zgjidhte këtë të fundit pasi ndiente neveri ndaj tallavaisteve.
Pas deklaratës së tij, nuk ka munguar edhe një reagim jo më pak i ashpër nga vetë këngëtarja. Në një koment ku nje person ofendonte rëndë Robertin, Hadërgjonaj ka dhënë aprovimin e saj nëpërmjet ikonës së pëlqimit.
Link: https://www.instagram.com/alberie_hadergjonaj/
Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BawTiX0jWOb/?taken-by=alberie_hadergjonaj