“PO! – për ty gjithë jetën”, një dedikim pasionant dhe njëherazi deklaratë dashurie pafund, shoqërojnë një fotografi të unazës në gishtin e Merlin, të fejuarës së Jon Gjebreas, djalit të të mirnjohurit Ardit Gjebrea.
Pak ditë më parë Joni u fejua me vajzën e një biznesmeni. Kjo e fundit ka bërë një postim në rrjetin social Instagram, në të cilin na tregon unazën. Merlin shprehet e lumtur teksa po shijon disa ditë pushime në Romë, së bashku me të fejuarin e saj.
Fejesa e dy të rinjve u komentua mjaft mediatikisht pasi asnjëri nga të dy nuk ka hezituar të tregojë lumturinë dhe dhuratat speciale që i kanë bërë njëri-tjetrit në këto momente kaq të rëndësishme për ta.
https://www.instagram.com/p/Bdr2IhxHan-/?taken-by=merlin.haxhiymeri
Link: https://www.instagram.com/p/Bdr2IhxHan-/?taken-by=merlin.haxhiymeri
Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/Bds4Sjpgo3e/?taken-by=jon.gjebrea