ShowBiz

Vajton pena e Rozanës: “Sonte vendosa të jem me babain tim”

Çdo artist ndjen, por jo çdo artist di të shprehë dhe të prekë me anë të vargjeve.
Rozana Radi është artiste me një zë mjaft të veçantë dhe me një frymëzim poetik të spikatur.
Ajo është goxha aktive në rrjete sociale, duke publikuar imazhe me mesazhe që prekin tema të ndryshme.

Së fundi, ajo shkroi disa vargje me të cilat kujton babain e saj, të ndjerin Ferdinand Radi, ndërsa mesazhi kryesor i saj ishte “Sonte vendosa te jem me babain tim”.

Duke treguar se babai i saj i ka treguar që duhet falur dashuri të tjerëve, ajo thotë “Nëse njerëzit nuk të japin dashuri nuk është se nuk të duan, por nuk kanë”.

Link: https://www.instagram.com/rozana_radi/

Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BcX6Jc5ldSr/?taken-by=rozana_radi