Vdekja misterioze e një pornostareje 20-vjeçare nuk është një rast i izoluar, por i disati fatalitet në këtë industri.
Sipas policisë, Alexis Forte – e njohur ndryshe edhe si Olivia Nova – është gjetur e vdekur të dielën në një shtëpi në një zonë rezidenciale në Los Angeles. Megjithëse arsyeja e vdekjes nuk është përcaktuar ende, deri më tani policia nuk ka parë rrethana të dyshimta. Por, hetimet vazhdojnë.
Nova kishte nisur karrierën e saj në muajin mars të vitit 2017, teksa në industrinë e filmave për të rritur ajo konsiderohej një yll në rritje. Deri më tani ajo ishte paraqitur në 20 filma për të rritur.
Agjencia e saj, “LA Direct Models” duket se e shikon vdekjen e klientes si të dyshimtë dhe kujton se Forte është pornostari i tretë që ka vdekur në dy muajt e fundit.
Ndërkohë, sipas medias amerikane, ajo është e katërta që vdes në tre muajt e fundit. “News.com” raporton se 23-vjeçarja August Ames vrau veten me 8 Dhjetor pasi ishte sulmuar pafund të rrjetet sociale për një tweet të cilësuar “homofobik”.
Një javë më vonë pornostarja Yuri Luv dyshohet se vdiq nga një mbidozë. Ndërkohë që në muajin nëntor, 35-vjeçarja Shyla Stylez vdiq në gjumë.
Lajmi&Fotot: http://www.dailymail.co.uk/news/article-5250601/Porn-star-Olivia-Nova-dead-age-20.html