Fuashata e fundit publicitare e publikuar nga “H&M” ka qenë arsyeja pse produktet e kësaj kompanie janë bojkotuar nga shumë personazhe të njohur botërisht.
“Majmuni më i mirë në xhungël” ishin fjalët e shkruara në bluzën e një fëmije me ngjyrë. Ky ishte edhe imazhi i cili irritoi një numër të madh personalitetesh.
The Weekend, më pas Jessie Williams e shumë personazhe të tjerë, bojkotuan bashkëpunimin me H&M.
Edhe Vip-at shqiptar kanë reaguar kundër këtij veprimi.
E kemi fjalën për Rovena Stefën.
“Shumë turp për H&M për reklamat e reja plot racizëm! “Unë i bojkotoj që sot e tutje! Kurrë nuk do blej më atje!”, shkruan këngëtarja.
Link: https://www.instagram.com/rovenastefa/
Burimi i fotos kryesore: ©Tv Klan