Sport

Lorik Cana lë pa fjalë fansat me koleksionin i ‘makinave’

Legjendari Lorik Cana, kapiteni i nderit të kombëtares kuqezi, së fundmi përkushtimin dhe angazhimin e tij ia ka kushtuar familjes, me të cilën shpenzon pjesën më të madhe të kohës.

Pikërisht këtë tregon edhe një prej videove që ka publikuar sot në rrjetet sociale ish-mesfushori shqiptar, i cili në jetën aktive si futbollist ka shkruar emrin me germa të kapitale te disa prej klubeve të mëdhenj të botës së futbollit, si PSG, Marseja, Sundeland, Gallatasarai, Lacio dhe Nantes.

Në këtë video Lorik shfaqet duke u argëtuar në ambientet e shtëpisë me lodrat e djalit të  tij Bojken.

Ai shihet duke rregulluar shinat e trenit lodër, ndërkohë që krah tij shikojmë një koleksion të madh makinash të ndryshme, që janë sigurisht makinat e Bojkenit.

Link: https://www.instagram.com/lorikcana/

Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BdYk-YfHQGU/?taken-by=lorikcana