“Dita 1, ora 11:11, data 11.1”
Viti 2018 e ka gjetur Sokol Ballën në një pozicion të ri pune, më konkretisht si Drejtor Ekzekutiv në Vizion Plus, ku do të ketë edhe emisionin e tij politik. Ka qenë vetë gazetari i njohur që ditën e tij të parë të punës së re ta ndajë me miqtë në Twitter ku ka postuar një fotografi.
Madje Balla duket të ketë qenë edhe supersticioz për një nisje sa më të mbarë të kësaj sfide aq sa ka evidentuar orën dhe datën e ditës së tij të parë të punës. Po ashtu mësohet se ish-drejtuesi i ‘Top Story’ do të shfaqet në ekran dy herë në javë, të hënën dhe të enjten, në orën 21:00 të mbrëmjes. Emisioni që do të drejtojë do të jetë i natyrës politike, me të ftuar dhe debate në studio. Emri i tij ende nuk është bërë i ditur, por flitet se do të jetë pak a shumë një strukturë e njejtë me ‘Top Story’.
Link: https://twitter.com/sokolballa/status/951546472025264129
Burimi i fotos kryesore: ©Top Channel