ShowBiz

Kush është djali që po e puth në foto? Rrëfehet moderatorja

Edhe pse  moderatorja nuk ka preferuar asnjëherë që të flasi mbi jetën e saj private apo për ndonjë lidhje dashurie, diçka e ka dokonspiruar. Një foto e disa kohëve më parë, në të cilën del duke u puthur me një djalë, ngre dyshime se bukuroshja e ekranit Nevina Shtylla është në një lidhje.  E ftuar në emisionin “Rudina”, Nevina është shprehur se është në një lidhje dhe është shumë e lumtur.

“Po, kam përkrah një person. Kemi pak kohë, jo shumë… Është një lidhje që po kalon mirë, po e shijoj.”-u shpreh Shtylla në emision. Por e pyetur se përse ka hezituar ta bëjë publike në rrjetet sociale lidhjen e saj, bukuroshja u shpreh se dëshiron që jeta e saj private të mbetet e tillë.

“Instagram-in unë e përdor vetëm për atë që unë bëj. Nuk kam as foto të shoqërisë, të partnerit jo e jo, as të familjes. Madje edhe ajo fotoja e publikuar me partnerin ka qenë e pamenduar. Dua ta ruaj jetën time private” u shpreh ajo.

Link: https://www.instagram.com/nevinashtylla/

Link: https://youtu.be/EeGXG0IYHYs?t=1035

Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/Bd031jIg1o6/?taken-by=nevinashtylla