Aktorja Eliza Dushku ka tronditur me deklaratën e bujshme të abuzimit seksual ndaj saj që në moshën 12-vjeçe.
Në një status në facebook ylli hollivudjan me orgjinë shqiptare, ka treguar gjithë detajet e historisë së tmerrshme që ka përjetuar. Ajo është shprehur se vendosi që ta tregonte pasi pa që abuzuesi, që njëkohësisht ishte dhe kordinatori i dublanteve kishte publikuar një foto duke përqafuar një vajzë të re.
Detaje nga rrëfimi i Eliza Dushkut:
Kur isha 12-vjeçe, gjatë xhirmit të filmit “True Lies” ngacmohesha seksualisht nga Joel Kramer, një prej kordinatorëve të dublanteve. Që atëherë kam luftuar me mënyrën se si duhet ta thoja këtë dhe kur duhet ta thoja. Në atë kohë ia tregova prindërve të mi, dy miqve dhe vëllait. Askush nuk dinte si të përballej me këtë ngjarje tabu, madje as unë.
Unë jam mirënjohëse për gratë që janë rrëfyer para meje këto kohët e fundit. Ato dhe lista e shumtë e femrave të përdhunuara më dhanë forcën për të folur. Ka qënë rraskapitëse ta mbaja brenda vetes gjithë këto vite. Mbaj mend se si 25 vite më parë Joel Kramar më bëri të ndjehem e veçantë dhe fitoi besimin tim dhe të prindërve. Mbaj mend se si më mori në dhomën e hotelit në Miami duke u thënë prindërve se do të më merrte për të notuar në pishinën e stafit të filmit. Pasi hëngrëm sushi, nisi të fikte dritat, uli temperaturën e dhomës, vuri një film dhe u zhduk në tualet. Prej andej doli krejtësisht i zhveshur. Mbaj mend si u shtri mbi mua, si nisi të fërkohej dhe më tha:” Mos bëj sikur po fle”. Kur mbaroi tha se nuk duhet t’i tregonim askujt për këtë. Unë isha 12 vjeçe ai 36. Edhe pse u luta të mos e bënte ai nuk ndaloi. Diçka e ngjashme ndodhi edhe në ndenjësen e pasme të taksisë, gjatë rrugës së kthimit për tek prindërit e mi.
Vite më parë dëgjova se Joel Kramar u zbulua dhe u detyrua të largohej nga biznesi. Kohët e fundit mësova se në fakt ai ende punon në krye të industrisë. Disa javë më parë, gjeta një foto në internet të Kramar duke përqafuar një vajzë të re. Mora shkas dhe e tregova dhe me emër nga kjo gjë.
Hollywood ka qenë shumë i mirë për mua në shumë mënyra. Megjithatë, Hollywood dështoi të më mbrojë, një aktore fëmijë.
Ndarja e këtyre fjalëve me ju, sjell një fillim të ri për mua.
Eliza Dushku